Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, e cila e ka uruar për detyrën dhe i ka përcjellë letrën e urimit të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Presidentja Osmani ka potencuar nevojën për solidaritet ndërkombëtar për realizimin e prioritetit kyç të institucioneve të reja të Kosovës në menaxhimin e pandeminë COVID-19, duke theksuar rëndësinë e sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit.
Presidentja Osmani ka kërkuar nga shteti francez të mbështesë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës duke marrë parasysh se të gjitha kriteret lidhur me procesin e liberalizimit të vizave janë plotësuar nga institucionet e Kosovës.
Ambasadorja Butel ka konfirmuar përkushtimin e Francës për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtejmë duke shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në fusha të reja të interesit të përbashkët. Presidentja Osmani dhe ambasadorja Butel kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushat e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe ekonomisë.
Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadoren e Francës për përkrahjen të cilën shteti francez ka ofruar për Republikën e Kosovës ndër vite dhe ka siguruar se orientimi strategjik i Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut