Javën e kaluar, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi u dakrorduan që ta ftojnë sot për raportim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me çështjen e vaksinave.
Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, i cili është anëtar i këtij komisioni, i ka bërë thirrje kryetares së Komisionit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, që ta ftojë me urgjencë ministrin Vitia, për të raportuar për paqartësitë̈ që janë duke ndodhur rreth sigurimit të vaksinave.
“E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente. Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën’, është shprehur Dreshaj.
Postimi i plotë i Dreshajt:
Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Shëndetësi, u dakorduam që sot me datë 19 prill, duke filluar nga ora 10:00, të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit, ku i ftuar për raportim do të ishte Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Krejt kjo ndodh përkundër faktit që pandemia është në vlugun e saj, çdo ditë shënohen qindra raste të reja dhe çdo ditë po merr dhjetëra jetëra njerëzish në Kosovë.
E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente.Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën!
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...