Një tjetër qytetar ka shfaqur shqetësime për mpiksjen e gjakut në Kanada.
Lajmi është raportuar nga autoritetet shëndetësore kanadeze, ndërsa njoftohet se qytetari kishte marrë vaksinën AstraZeneca. Fatmirësisht qytetari që shfaqi probleme është shtruar në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ky i sotmi është rasti i dytë që shfaq probleme me mpiksjen e gjakut, pasi rasti i parë u njoftua të martën dhe ishte një banor i Kebekut që mori të njëjtën vaksinë.
Mpiksjet e gjakut pas marrjes së dozave të vaksinës AstraZeneca mbeten shumë të rralla ka njoftuar OBSH dhe autoritetet kanadeze vazhdojnë të besojnë se përfitimet e vaksinave për mbrojtje kundër COVID-19 tejkalojnë rreziqet e mundshme.
Sidoqoftë autoritetet do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër përdorimin e të gjitha vaksinave.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...