Specifika të rëndësishme për arsimin në Kosovë u diskutuan gjatë takimit që ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri, Dukagjin Pupovci, si dhe shefja e kabinetit të ministres Edita Buçinca, patën me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, zëvendësshefin e sektorit për marrëdhënie me publikun në Ambasadë, Ray Nayler, si dhe Matthew Cullinane përfaqësues nga USAID-i.
Ministrja Nagavci e ka njoftuar ambasadorin Kosnett për programin qeverisës, ku objekt strategjik i tij, janë të gjitha fushat e arsimit në Kosovë.
Në këtë takim, u shpreh vullnet për bashkëpunim që nga vlerësimi formativ e deri te ndërlidhja e arsimit me tregun e punës, duke përmendur këtu inkuadrimin e ish bursistëve të mbështetur nga Qeveria Amerikane.
Ambasadori Kosnett ka theksuar se Qeveria Amerikane e mbështet zotimin e Qeverisë së Kosovës që në pozita të rëndësishme të vendosen persona të kualifikuar.
Po ashtu, Ambasadori e ka cilësuar si të nevojshëm edhe krijimin e programeve për mësimin e gjuhëve të komuniteteve.
Ministrja Nagavci theksoi se deri në vjeshtën e këtij viti do të krijohet programi për përfshirjen e profesorëve nga mërgata. Ajo e vleresoi të rëndësishëm bashkëpunimin me Fakultetin e Edukimit për t’u siguruar që programet e tij synojnë programe cilësore.
Në takim u diskutua edhe për funksionalizimin e Bordit të KSHC-së, ku Ministrja siguroi se procedura do të jetë transparente.
Ambasadori Kosnett është shprehur i gatshëm për bashkëpunim të afërt në të ardhmen në fushat që janë me rëndësi për zhvillimin e vendit.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut