Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me votimin e djeshëm për pakon e pestë ekonomike, ku morën pjesë edhe deputetë të infektuar me coronavirus.
Xhaferi tha se ka qenë i detyruar që të formojë kuorum me dy deputetë të infektuar me Covid-19, pasi opozita nuk e ka siguruar sipas procedurës për kuorum.
“Procedurat parlamentare kanë të përshkruar akte të cilat duhet të kenë memorie institucionale për atë se çfarë ndodhë në Parlament. Të kishin bërë akt me shkrim i cili i ndërlidhte për obligimin që të marrin pjesë, do të ishte tjetër situatë, nuk mund të bazohem në konferencat për shtyp për punën e Parlamentit”.
“Ditën e diel, dje, duke e ditë që në bazë të protokollit për punë gjatë kovid gjendjes, ata ishin prezent në seancën e 32-të dhe për këtë i përgëzoj, për votimet keni mundur t’i përcillni vetë. Me rëndësi është që shumica kishte kuorum prej 62-deputetëve”, tha mes tjerash Xhaferi.
Xhaferi hodhi poshtë akuzat e opozitës ndaj tij për mbajtjen e senacës së 32-të dhe 36-të në Kuvend./Telegrafi/
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...