Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, me të cilin kanë biseduar për gjendjen aktuale në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe për objektivat e ministrisë për të ardhmen.
Ministri e falënderoi ambasadorin për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë në vazhdimësi për Kosovën, duke përfshirë këtu edhe përkrahjen për zhvillimin në fushën e bujqësisë, përmes projekteve të ndryshme.
Po ashtu, ministri shprehu përkushtimin e tij për thellimin e bashkëpunimit mes MBPZhR-së dhe Ambasadës Amerikane në mbështetje të zhvillimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë.
Në mes tjerash, u theksua edhe rëndësia për të qenë transparent gjatë qeverisjes, ku Ministri Faton Peci e siguroi Ambasadorin Kosnett se ajo mbetet një prej shtyllave kryesore të qeverisjes.
Ambasadori Kosnett e uroi ministrin Faton Peci për emërimin e tij duke ofruar përkrahjen amerikane për institucionet e vendit me theks të veçantë për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural./arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...