Zjarri i frikshëm djeg një ndër universitetet më të vjetër në Afrikën e Jugut

11:07 | 19 Prill 2021
V. S.

Një vatër e madhe zjarr në malin Table në Afrikën e Jugut ka përfshirë dhe disa zona të banuara në Cape Town, duke djegur dhe një ndër universitetet më të më mëdhenj e më të vjetër në vend.

Qindra studentë u evakuuan me shpejtësi pasi flakët përfshinë disa nga godinat e universitetet dhe pjesën më të madhe të bibliotekës në të cilën mbaheshin dhe libra mbi 300 vjeçarë.

3 helikopterë dhe 100 zjarrfikës u angazhuan për të vënë flakët në kontroll, 2 prej të cilëve u plagosën./express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme