Google ADS

KSI propozon që masat të vazhdohen edhe për një javë

10:09 | 19 Prill 2021
V. S.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka vendosur, që masat restriktive që janë në fuqi për momentin, të vazhdohen edhe për një javë.

Sipas kësaj, ora policore do të vazhdojë të fillojë në ora 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, përcjell TV21.

Ky vendim i Komisionit është në formë të rekomandimit, i njëjti duhet të kalojë edhe në Shtabin e Krizës dhe në Qeveri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme