Google ADS

Asnjë fjalë nga liderët kosovarë për aeroportin e Kukësit

08:35 | 19 Prill 2021
arbresh.info

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, kanë zgjedhur të heshtin përballë zhvillimeve në Kukës, vendin ku strehoi qindra mijëra shqiptarë gjatë periudhës së luftës.

Atje është hapur Aeroporti Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”.

Sipas kryeministrit, Edi Rama, shumë kompani janë interesuar për të vendosur linja ajrore.

Ky aeroport pritet t’i shërbejë shumë edhe diasporës kosovare për shkak të afërsisë gjeografike me Kosovën.

Të dielën e pati edhe arritjen e parë të një aeroplani nga Aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme