Superliga Evropiane u krijua edhe zyrtarisht në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, me gjithë kritikat e ashpra dhe komentet negative.
Gara më e re evropiane e publikoi një deklaratë përmes së cilës njoftoi për formimin e ligës.
Shefi i Real Madridit, Florentino Perez, pritet të jetë presidenti i parë i Superligës.
Superliga u formua nga 12 klube të mëdha spanjolle, angleze dhe italiane, si Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, AC Milan, Arsenal, Chelsea, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham.
Asaj pritet t’iu bashkohen edhe tri klube të tjera anëtare të përhershme në ditët në vijim.
“Klubet themeluese mezi presin të bisedojnë me UEFA-n dhe FIFA-n për të punuar së bashku në nxjerrjen e rezultatit më të mirë për ligën e re dhe për futbollin në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e klubeve themeluese.
“Formimi i Superligës vjen në një kohë kur pandemia globale e ka përshpejtuar paqëndrueshmërinë në modelin e tanishëm ekonomik të futbollit evropian. Për më tepër, ka vite që, klubet themeluese e kanë pasur për synim ta përmirësojnë cilësinë dhe intensitetin e garave të tanishme evropiane nëpër çdo sezon, si dhe për krijimin e një formati për klubet dhe lojtarët kryesorë për të garuar rregullisht”, thuhet tutje në komunikatë.
“Pandemia ka treguar se nevojitet një vizion i qëndrueshëm dhe komercial për ta rritur vlerën dhe përkrahjen për të mirën e gjithë piramidës së futbollit evropian.”
Formimi i kësaj lige është kundërshtuar ashpër nga UEFA dhe FIFA, si dhe nga federatat e futbollit në Angli, Itali dhe Spanjë./Express/
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...