Auerala dhe Luli zbulojnë të pathënat e lidhjes në fillimet e tyre

01:10 | 19 Prill 2021
Trina Galanxhi

Në një rrëfim ndryshe, çifti Lulzim dhe Aurela Basha folën për lidhjen e tyre të dashurisë, si ka nisur në bankat e universitetit, e deri te kurorëzimi me martesë.

Mes të tjerash, Lulzimi dhe Aurela zbuluan dhe këngën e tyre të dashurisë, që është ‘When the rain begins to fall’ e Pia Zadora dhe Jermaine Jackson.

Pjesë nga rrëfimi:

Ardit Gjebrea: Shiko unë do të, për një moment do të ftoja 2 miq, që të cilët i kemi ftuar sot në program sepse doja që të konkretizonim disa nga momentet e bukura tuaja. Dhe kemi këngëtarin Renis Gjoka dhe pianistin Ermal Pepa. Përshëndetje , kemi marrë disa informacione për këngët tuaja dhe do të doja të thoni se çfarë kujtoni nga kjo këngë. Jemi gati? Forca. Çfarë ju kujton kjo këngë?
Lulzim Basha: Kjo është kënga e preferuar e Aurelës dhe e një shoqes sonë të përbashkët.
Aurela Basha: Party-t në gjimnaz.
Ardit Gjebrea: Party-t në gjimnaz?
Aurela Basha: Po festat, ekskursionet.
Ardit Gjebrea: Ju kujtojnë rininë dhe kjo ka qenë kënga juaj.
Lulzim Basha: Mbrëmjet, mos harrojmë mbrëmjet që shkonim në shtëpinë e dikujt, vinim kasetat dhe kërcenim më njëri tjetrin këngën “The total eclips of the heart”.
Ardit Gjebrea: Pra kënga e preferuar e Aurelës. Po një këngë tjetër?

Fillon pjesa muzikore..
Lulzim Basha: Renis je i madh. Një njeri i vetëm, me ndihmën e Ermalit sigurisht të arrish të kapësh një nga këngët më të bukura të Pia Zadora dhe Jermaine Jackson me tekstin ‘When the rain begins to fall’. Pa pikë diskutimi, një ndër tre-katër këngët më të bukura për mua, suksese i jashtëzakonshëm kur i luaja është dhe kënga jonë e preferuar.

Ardit Gjebrea: Dhe kënga e të dyve pra, le ta themi kënga e të dyve. Në top listën tuaj u përkëdhela shumë kur mora vesh që është edhe një këngë tjetër.
Ardit Gjebrea: Faleminderit Renis! Faleminderit!

Renis Gjoka, Ermal Meta: Faleminderit! Shumë faleminderit.
Aurela Basha: Ky është himn Ardit i viteve 90-të. Edhe ne jemi nga…

Lulzim Basha: Është shumë më shumë se kaq. Ky është një himn, është himn.
Njëherë t’i them Jonit tënd të jetë me fat se nuk ka himne kombëtare që të ngërthejnë kaq shumë emocion, sesa ky himn që ka emrin e tij. E dyta të them që me gjithë çfarë na pyet dhe se si i ke përjetuar gjërat, e të tjerë e të tjerë, asgjë nuk i shpreh më shumë gjërat sesa kjo këngë. Kënga Ardit, teksti dhe muzika, të dyja bashkë, mjafton të dëgjosh këtë dhe e kupton, e ndien atë dramë të madhe që na shkuli nga trupi mijëra të afërm tanë, që nisi eksodin masiv të shqiptarëve drejt perëndimit.

Shumica prej tyre tani janë atje, janë brezi i parë, brezi i dytë. Shumë prej tyre na bëjnë shumë krenarë kur i shohim, kur i shohim këngëtarë të famshëm të Amerikës, të Anglisë, futbollistë, shkencëtarë, apo dhe oficerë të forcave të armatosura të vendeve ku jetojnë. Por mos harrojmë se si ka filluar dhe unë sa herë dëgjoj këtë këngë, mos ta them kështu, kësaj radhe më ka rënqethur si asnjë herë tjetër.

Ardit Gjebrea: Faleminderit!

Lulzim Basha: Dhe ka një arsye tjetër, në qoftë se mund ta them dhe këtë, sepse do s’do megjithëse kjo studio është kaq gjigande, prapë se prapë krijove një skenë intime me pyetjet që na bëre, na ktheve, më ktheve në një periudhë që nuk është se kthehesh dot kollaj. Domethënë gërmove me shumë talent, na solle në një gjendje emocionale dhe pastaj luan “Jon”.

Dhe kur e dëgjonim këtë këngë, kur ishim atje, domethënë emocionet janë të pa … , këtë moment e kam të vështirë ti shpreh me fjalë. Ajo që e bën dyfish më emocional këtë moment për mua është unë nuk jam këtu thjesht si një mik i të dielës tënde, i të “Dielës Shqiptare”, jam dhe si njeri me përgjegjësi të mëdha në një moment kur qindra mijëra familje shqiptare po ripërjetojnë këtë dramë.

Dhe e di që një nga përgjegjësitë më të mëdha dhe një nga pritshmëritë më të mëdha ndaj meje dhe ndaj atyre që më ka rënë barra ti drejtoj ekipit tim është që ta ndalim këtë plagë dhe që këtë këngë mos ta këndojmë më thjesht si një këngë vaji, por ta këndojmë si një këngë për të kujtuar sakrificën e shqiptarëve por për të qenë krenarë për të jetuar jetën tonë e për të ndërtuar jetën tonë këtu në këtë vend. Kaq, se nuk dua të… E gjeta veten time duke e shtyrë me zor drejt racionales sepse realisht më emocionove shumë me këtë këngë.

Ardit Gjebrea: Në fakt kur u takuam me Aurelën para ca ditësh dhe i bëra një pyetje, preket Luli? Po, më tha mua. Dhe tani e pashë.
Lulzim Basha: Nuk e pe, sepse e fsheha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme