Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se Qeveria ka marrë vendim për lirimin nga puna të grave shtatëzëna.
“Aty ku është e mundur gratë shtatëzëna do të punojnë nga shtëpia ndërsa ka edhe rrethana të tjera kur kjo mund të mos jetë e mundur prandaj ato nuk mund të heqen nga lista e pagave”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në “Facebook”.
Ajo ka bërë me dije se kjo masë vlen edhe për institicionet publike por edhe për ato private.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Me qëllim të mbrojtjes së jetës së grave dhe fëmijëve, sot Qeveria mori vendim edhe për lirimin nga puna të grave shtatëzëna. Aty ku është e mundur gratë shtatëzëna do të punojnë nga shtëpia ndërsa ka edhe rrethana të tjera kur kjo mund të mos jetë e mundur prandaj ato nuk mund të heqen nga lista e pagave.
Kjo masë vlen edhe për institicionet publike por edhe për ato private prandaj duhet të zbatohet nga punëdhënësit!
Le të jemi bashkë kundër pandemisë COVID-19!
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...