Njëmbëdhjetë vetë humbën jetën dhe 98 u plagosën të dielën në një aksident hekurudhor në provincën Qaliouba të Egjipit. Lajmi i bë i ditur nga ministria e Shëndetësisë.
Treni ishte nisur nga Kajro në drejtim të qytetit Mansoura, kur katër vagonët dolën nga shinat. Aksidenti ndodhi 40 kilometra në veri të Kajros, thanë përmes një deklarate zyrtarët e transportit, duke shtuar se po hetojnë rreth shkakut të aksidentit.
Më shumë se 50 ambulanca dërguan të plagosurit nëpër spitalet e provincës, thanë zyrtarët. Egjipti ka patur disa aksidente hekurudhore gjatë kohëve të fundit.
Të paktën 20 persona humbën jetën dhe 200 u plagosën në muajin mars kur dy trena u përplasën në Tahta, rreth 440 kilometra nga Kajro./VOA
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...