Google ADS

Kosova e zë vendin e parë në Evropianin e Xhudos, Kuka: Bac u kry, Kosova mbi të gjitha

20:34 | 18 Prill 2021
A. B.

Kosova ka arritur mjaftë lartë në Kampionatin Evropian që u mbajt në Lisbonë në kuadër të xhudos.

Pesë xhudistët tanë kanë arritur shumë lartë, duke i siguruar Kosovës edhe tri medalje të tjera.

Fillimisht Distria Krasniqi u stolis me të artën, e pas saj Akil Gjakova theu akullin duke fituar për herë të parë medalje evropiane në kategorinë e meshkujve, duke u stolisur me të artën.

Pas tyre, Nora Gjakova siguroi medaljen e bronztë.

Ndërkohë, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu e mbyllen aventurën duke u renditur në vendin e pestë.

Ndërsa reagimi i trajnerit të njohur të xhudos, Driton Kuka ishte:

Bac u kry ….
Kosova mbi të gjitha ??
Çka të flas më shumë!
Kështu përfundoj Evropiani i xhudos

I gjithë ky sukses ka vendosur Kosovën në krye të shteteve me medalje të fituara, para Turqi dhe Francës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme