Ministri turk Suleyman Soylu publikoi një video në Twitter për të cilën pretendon se është provë sesi forcat greke të sigurisë po përpiqen t’u vënë flakën migrantëve.
Ai shkroi në një përshkrim të videos se policia greke po spërkat me benzinë migrantët, të cilët nuk u raportuan të përpiqeshin t’i vinin flakën. Ai shprehet se kjo është një masakër që po ndodh nën kujdesin e Evropës.
“Evropa do të hyjë në histori si shtytësi i kësaj të keqeje sepse ajo ka prishur Greqinë dhe po hesht për atë që po ndodh atje”, shkroi Soylu në Twitter, duke i bërë “tagg” Komisionit Evropian.
Komanda e Rojës Bregdetare Turke deklaroi se ata po patrullonin ujërat jo shumë larg Cese në Izmir kur vunë re një anije të paligjshme migrante në anën Greke që po shtyhej përsëri në ujërat territoriale turke.
Ata thanë se shpëtuan 41 migrantë duke i transferuar në portin e Cesma dhe se kishte djegie në këmbën e njërit prej tyre. /Telegrafi/
Greek Law Enfor. Agencies seek to burn people, pouring gasoline on them, which indicates massacre under scout of Europe.
Europe shall go down history as instigator of this malignancy, by spoiling Greece and keeping silent to what's going on there @EU_Commission pic.twitter.com/vGmMvJs8mO
— Süleyman Soylu | Maske? Mesafe↔️ Temizlik? (@suleymansoylu) April 17, 2021
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...