Tashmë është bërë e mundur për të parashikuar nëse do të shpërthejë një pandemi e re falë Zbuluesit të Pandemisë së COVID-19, një hartë që tregon vatrat shqetësuese të një infeksioni. Por specialistët paralajmërojnë se saktësia e parashikimit varet nga cilësia e të dhënave që mblidhen. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee njofton:
Falë inteligjencës artificiale është bërë realitet një hartë që parashikon se ku dhe kur mund të shfaqet një vatër e re e koronavirusit.
“Në mënyrë që të marrim masa në nivel lokal kundër pandemisë, ka rëndësi të kuptojmë si përhapet sëmundja dhe me çfarë shpejtësie në një komunitet apo qytet specific,” thotë Turgay Ayer i Institutit të Xhorxhias për Teknologjinë.
Harta dixhitale që mund të përdoret tani nga publiku nuk pasqyron situatën aktuale të epidemisë, por analizon ritmet e deritanishme të përhapjes së virusit.
Sa më të errëta ngjyrat e hartës, aq më i lartë rreziku që në atë zonë të ketë përhapje më intensive.
Këto parashikime janë bërë të mundura falë të dhënave të mbledhura që analizohen nga një algoritëm. Këto të dhëna përfshijnë rastet e infektimeve me COVID dhe vdekjet nga sëmundja, vatrat gjeografike, ritmet e punësimit, rregulloret për vënien e maskave, numrin e përditshëm të testeve dhe informata të tjera.
“Ashtu si me modele të tjera për parashikime, saktësia e parashikimit varet nga saktësia e të dhënave tek të cilat bazohet,” thotë zoti Ayer.
Analizimi i të dhënave për çdo vend mund të kërkojë ditë apo javë të tëra nëse bëhet nga specialistë. Por falë inteligjencës artificiale ky proces për parashikimin e vatrave të pandemisë është përshpejtuar shumë.
Studiuesit thonë se edhe pasi të përfundojnë vaksinimet, kjo hartë është e rëndësishme:
“Si në rastet nëse shfaqet një variant i ri që nuk kontrollohet nga vaksinat ekzistuese, ose nëse arrijmë në një pikë kur mbrojtja nga vaksina fillon të zbehet, gjë që mund të ndodhë në një moment në të ardhmen, pas 12 apo ndoshta pas 15 muajsh,” thotë Jagpreet Chhatwal, Fakulteti Mjekësor i Harvardit.
Për momentin, harta shërben vetëm për të parashikuar epidemi në Shtetet e Bashkuara pasi nuk është e lehtë të sigurohen të dhëna të sakta nga vende të tjera.
Studiuesit thonë se kur të mblidhen të dhëna të mjaftueshme edhe nga vende të tjera, kjo hartë mund të përshtatet për të parashikuar përhapje shqetësuese infeksioni përtej Shteteve të Bashkuara, duke u bërë një armë tjetër në ndihmë të zyrtarëve të shëndetit publik./voa/
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...