Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua një histori frymëzimi dhe force, historia e vajzës së vogël, Glorias e cila prej një dekade lufton me sëmundjen e saj. Në studion e programit kishin ardhur tri persona tepër të afërt të Glorias, mësuesja, shoqja më e ngushte dhe psikologia e saj, të cilat ndanë me ne historinë e dhimbshme të vajzës.
Gloria kishte vuajtur që prej vegjëlisë prej një sëmundjeje të rëndë, një tumorri në kokë që e ka privuar të jetojë fëmijërinë, adoleshencën, tashmë edhe rininë ashtu si gjithë moshatarët e saj. Trajtimet mjekësore ndër vite kanë lënë pas edhe probleme të mëdha ekonomike, probleme të cilat për familjen e Glorias po bëhen gjithnjë e më të vështira për tu menaxhuar.
Si pasojë e kimioterapisë intensive, Glorias i kanë rënë flokët dhe për shkak të pamundësisë për t’i blerë një parkure, nëna e saj po zgjat flokët që të mund t’i mundësojë vajzës një paruke të re. Gjithashtu tumori në kokë ia ka vështirësuar shumë mundësinë për të ecur normalisht dhe prandaj Gloria e ka të domosdoshme që ta shoqërojë gjithmonë dikush.
Sipas shoqes së saj të ngushtë, Gloria kishte dy vite që nuk dilte nga shtëpia dhe për këtë arsye ajo, mësuesja dhe psikologia dëshironin ta surprizonin atë. Ato dëshironin që nëpërmjet kësaj ftese në programin “Dua të të bëj të lumtur” do ta lumturonin, por gjithashtu t’i jepnin forcë për të luftuar çdo ditë me kurajo në mënyrë që shumë shpejt t’i rikthehet jetës normale.
Në fund për Glorian ishte rezervuar edhe një surprizë e bukur, posaçërisht për të këngëtari i preferuar i saj, Butrint Imeri, i cili nuk nguroi ta ftojë publikisht në koncertin e tij të parë që do të zhvillohet pas përfundimit të pandemisë. “Gloria unë jam tepër i prekur nga historia jote dhe dua të të them që për ty kam vetëm respekt. Dua që unë të marr këshilla nga ty, por sot kam ardhur të të them që dua të jem një vëlla i madh për ty e të kujdesem për ty!”,- ishte mesazhi i Butrintit për Glorian.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...