Banka Ekonomike e Kosovës njofton se të hënën do të mbahet Mbledhja e Përgjithshmë Vjetore e Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike më datë 26.04.2021.
Mbledhja do të mbahet në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë, pn, në pajtueshmëri me udhëzimet në fuqi për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e shpallur si pasojë e virusit COVID-19.
Njoftimi i plotë:
Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se Mbledhja e Përgjithshme Vjetore e Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 35-ta me radhë) do të mbahet ditën e hënë, me datë 26.04.2021, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë, pn, në pajtueshmëri me udhëzimet në fuqi për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e shpallur si pasojë e virusit COVID-19.
Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:
1. Hapja e mbledhjes:
Formimi i kryesisë së punës.
2. Zgjedhja e komisioneve:
a) Komisioni verifikues;
b) Caktimi i procesmbajtësit.
3. Raporti i komisionit verifikues.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar.
5. Shqyrtimi dhe Miratimi i Raportit të Punës së Bordit të Drejtorëve për vitin 2020.
6. Shqyrtimi dhe miratimi:
Raporti Vjetor i Bankës për vitin 2020;
Raporti i Auditorit të Pavarur për vitin 2020;
Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2020;
Plani Strategjik 2021-2023.
7. Shqyrtimi dhe miratimi/verifikimi i vendimeve të Bordit të Drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Bankës Ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të Kuvendit të Aksionarëve.
8. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të Kuvendit të aksionarëve për vendimmarrje nga Bordi i Drejtorëve në mes të dy mbledhjeve.
9. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të Bankës për vitin 2021.
10. Emërimi – zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Bankës Ekonomike.
11. Të ndryshme.
Banka Ekonomike Sh.A.
Bordi i Drejtorëve
Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar [email protected], në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse./arbresh.info/
Njoftim për mbajtjen e mbledhjës së Kuvendit të Aksionarëve (bekonomike.com)
Drenusha i kërkon falje Vullnetin, por për çfarë?
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
Prishtina, Gjilani, Malisheva e Llapi kalojnë tutje në Kupën...
Kina regjistroi këtë vit vjeshtën më të ngrohtë që nga 1961
Astrit Berisha bën heroin, Prishtina e Re kalon në rrethin e...
Punëtorët e arsimit nisen drejt Qeverisë, bllokojnë një kors...