Kurti për fitoren e Akil Gjakovës: Një brez i yjeve të sportit të xhudos vazhdon të lartësojë emrin e Kosovës

22:29 | 17 Prill 2021
Arditë Shkodra

Pas fitores së Akil Gjakovës në Kampionaitin Evropian të xhudos ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti tha se medalja e artë e Akil Gjakovës i shton shkëlqimin sportit te ne, transmeton arbresh.info

“Medalja e artë e Akil Gjakovës i shton shkëlqimin sportit te ne, imazhit të shtetit të Kosovës dhe krenarisë së popullit tonë”.

“Për Akilin ky është suksesi më i madh në karrierë, e për Kosovën medalja e tretë në Evropianin e xhudos në Lisbonë të Portugalisë. Një brez i yjeve të sportit të xhudos, që është rritur duke rrëzuar barriera, vazhdon të lartësojë emrin e Kosovës”, ka shkruar tutje Kurit në profilin e tij në Instagram./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme