88 vjeçari kaloi Covidin dhe u vaksinua, i rregullt në xhami edhe gjatë Ramazanit

18:10 | 17 Prill 2021
Arbresh.info

Është thirrja që i mbledh të gjithë. I madh e i vogël, pleq e të rinjtë në drejtim të xhamisë.

E duket se muaji i shenjët i Ramazanit është një arsye më shumë që besimtarët e fesë Islame të jenë edhe më të përkushtuar ndaj fesë.

Dreka e gjenë çdoherë 88 vjeçarin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Duket që vitet për, Bajram Hotin, janë vetëm numra e madje as pandemia nuk e ndal të vij e të kryej obligimin fetarë në tempullin e fesë.

“Vij që 30 vjet në xhami. Vij rregullisht me i fal vaktet. 88 vjet i kam. Tash s’po na pëlqen po duhet me ju përmbajt ligjit se përpara jemi fal afër njëri-tjetrit tash po duhet me majtë distancë”.

Për të është e vështirë që tash e dy vite Ramazani po kalon pa mysafir për iftare.

E pandemia tashmë ka ndryshuar edhe faljen e namazeve  e taravive në këtë muaj të shenjtë, vazhdon rrëfimin Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme