Albin Kurti dhe disa deputetë të tij, janë kritikuar ashpër për përfshirje në fushatën zgjedhore në Shqipëri.
“Për me funksionu në Shqipëri së pari Vetëvendosje duhet me tregu sukses në Kosovë”, vlerëson analisti Nexhmedin Spahiu.
Spahiu thotë se fitues nuk e quajnë atë që fiton zgjedhjet por atë që qeverisë me sukses në Kosovë, ku sipas tij Kosova është zhytur në balturinë.
“Nëse ka zhvillim ekonomik nëse e lufton korrupsionin atëherë ajo do të ketë suksese në Shqipëri sigurisht, dhe nuk do të kenë më rëndësi metodat se si i përdor por sigurisht që kjo do të kryej punë që atje ta marr pushtetin”, shprehet ai.
Hapin e parë për mbylljen e pjesshme në Kosovë Spahiu e ka quajtur si një vendim i gabuar dhe zhgënjyes ndaj qytetarëve.
“Ne akoma nuk kemi rezultate në Kosovë dhe për më tepër hapin e parë që e bëri qeverisja e Vetëvendosjes në Kosovë me masat për Covid-19, ishin të gabuara dhe shkaktoi zhgënjim të madh të qytetarëve, dhe me këta hapa sigurisht që nuk do të sukses në qeverisje. Këto masa kanë qenë të dëmshme për Kosovën dhe e dyta jo me vend, jo të arsyeshme pasi që këto i sjellin vetëm humbje Kosovës e sigurisht humbje të autoritetit të partisë në pushtet.”
Sipas Spahiut nëse VV tregon sukses në Kosovë gjasat për shtrirje pos Shqipërisë janë edhe në hapësirat tjera të Ballkanit Perëndimorë ku ka popullësi shqiptare.
“Pra rëndësi të madhe ka si fillim suksesi në Kosovë ku buron origjinaliteti i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ky sukses mund ta bëjë të shtrihet jo vetëm në Shqipëri por edhe në Mal të Zi, Serbi e Maqedoni, një formulë e suksesshme në një vend ajo shpejt mund të përhapet edhe në vende të tjera”, shprehet Spahiu.
Lëvizja Vetëvendosje e regjistruar në shtetin shqiptar garon për deputetë me tre kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit./S.D./arbresh.info./
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...