Kryeministri Edi Rama ka pohuar ekzistencën e një harte në lidhje me ndryshimin e kufijve të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
I ftuar në emisionin “ZGJEDHJE 2021 në V+”, Rama tha se hartën e ka parë edhe më parë pasi ia kishte treguar homologu slloven, Janez Jansa.
“E kam biseduar kohë më parë. E kam parë edhe këtë dokument që ka dalë. Nuk kam asnjë koment,”-tha Rama.
Por çfarë ndodhi ?
Si u rikthye ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan? Të enjten portali slloven “Necenzurirano.si” publikoi një dokument që pretendon se është kopje e dokumentit. Sipas atij dokumenti propozohet ripërcaktimi i kufirit të Kosovës dhe Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, mundësia e shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina si dhe bashkimi i një pjese të Bosnjës perëndimore me Kroacinë.
Në Bashkimin Evropian thanë disa herë se nuk kanë njohuri për një dokument të tillë. Kryeministri slloven, Janez Jansha, vendi i të cilit do të kryesojë Bashkimin Evropian në pjesën e dytë të këtij viti, shkroi se pretendimet për një dokument të tillë janë veprime që synojnë “të dëmtojnë Slloveninë në BE”. “Sllovenia kërkon seriozisht zgjidhje për zhvillimin e rajonit dhe ardhmërinë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa pikërisht shkrimet e tilla përpiqen ta pengojnë këtë qëllim”, shkroi ai në rrjetet sociale, por debati vazhdon.
Ndërkohë Kryeministri shqiptar pohon se harta egziston.
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos