Zgjedhjet në Shqipëri do t’i monitorojnë 65 vëzhgues nga asambleja e OSBE

23:15 | 16 Prill 2021
Trina Galanxhi

Rreth 65 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE do të vendosen javën e ardhshme në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Vëzhguesit do të punojnë me kolegët e tyre te institucioneve të tjera ndërkombëtare, njofton Tv Klan.

Azaj Gulijev, që është nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, do të shërbejë si Koordinator Special dhe drejtues i misionit vëzhgues.

“Këto zgjedhje janë një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë për të demonstruar angazhimin e saj për zhvillimin demokratik dhe reformën” ka thënë Gulijev.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme