“Të hënën vaksinohen stafet e hotelerisë”, Rama: Nuk i mbyllim kufijtë për shqiptarët

23:13 | 16 Prill 2021
Trina Galanxhi

Të hënën do të nisë vaksinimi i stafeve të hotelerisë, në prag të çeljes së sezonit të turistik. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në intervistën për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”.

Nga ana tjetër, ndonëse situata epidemiologjike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut nuk është shumë e favorshme, shefi i qeverisë lajmëroi se nuk do të ketë mbyllje kufiri për ta

“Të hënën nis vaksinimi I të gjithë stafeve të hotelerisë. Sezoni I ri turistik do të jetë shumë më i lejhtësuar, e shoh me shqetësim atë që po ndodh në Kosovë, shpresoj që ajo të përshpejtojë procesin e vaksinimit. Nuk do të mbyllim kufirin për shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Nuk do të ketë asnjë kufi për shqiptarët, kudo që të jenë. Nga ana e masave, shpresoj të mos shohim pasojat e kësaj që po bën Lulzim Basha. Do të kemi pasoja, do të kemi rritje të infektimeve shumë shpejt.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme