Google ADS

Vitia tregon kur do të vijnë vaksinat tjera dhe nëse Kosova ka buxhet të mjaftueshëm për sigurimin e tyre

21:38 | 16 Prill 2021
L G

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar se kur pritet të vije kontingjenti i radhës i vaksinave anti-Covid në Kosovë.

Ministri Vitia tha se deri në fund të muajit prill apo në fillim të majit pritet të arrijë edhe kontingjenti i radhës.

“I kemi 24 mijë doza dhe deri në fund të prillit apo fillimi i majit kur pritet të vijë kontingjenti tjetër, këto vaksina do të administrohen të gjitha”, u shpreh Vitia, shkruan arbresh.info.

Ai, tregoi nëse Kosova ka buxhet të mjaftueshëm për sigurimin e këtyre vaksinave.

“Ne jemi duke biseduar dhe negociuar me të gjitha kompanitë e prodhuese. Po kemi buxhet të mjaftueshëm dhe buxheti nuk ka qenë për asnjë moment problem sa i përket sigurimit të vaksinave anti-Covid-19”, tha Vitia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme