Italia do të fillojë me lehtësimin gradual të kufizimeve anti-COVID duke filluar nga 26 prilli, ka paralajmëruar kryeministri italian, Mario Draghi në një konferencë shtypi të premten.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, studentet do të ndjekin mësimet në shkollë në të gjitha zonat e verdha dhe portokalli, derisa studentët në zonat e kuqe do të ndjekin pjesërisht mësimet në internet.
Aktivitetet në ambientet e jashtme gjithashtu do të lejohen që të operojnë, sikurse restorantet dhe teatrot.
Italia vazhdon të klasifikojë rajonet brenda një sistemi të koduar me ngjyra – të bardhë, të verdhë, portokalli dhe të kuqe.
Kryeministri italian tha se “qeveria po ndërmerr një rrezik, një rrezik të arsyetuar bazuar në të dhëna”, por premisa e këtij rreziku është që secili aktivitet të respektojë rregullat me kujdes, sikurse distancimin shoqëror dhe vendosjen e maskave.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve në Itali u rrit në 3.8 milionë dhe 116 mijë viktima.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin