Google ADS

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

19:00 | 16 Prill 2021
Arditë Shkodra

Kjo fundjavë parashikohet të jetë me të reshura shiu. Të shtunën më ftohtë, mundësi edhe për reshje bore në mëngjes. Të dielën kryesisht me vranësira. Reshje shiu edhe nga fillimi i javës së ardhshme.

Sipas Prishtina Weather ditëve të para të javës së ardhshme, të reshurat mbeten prezente mbi vend, më shumë ditën e hënë, e të martën e mërkurën më shumë të karakterit lokal. Në pjesën e dytë të javës temperaturat shënojnë rritje përreth vlerave mesatare, e në fundjavën e ardhshme me tendencë të rritjes edhe deri në 20C.

Cilësia e ajrit në ditët e fundjavës do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira. Vetëm gjatë periudhave më të zgjatura të qetësisë, mund të kaloj në vlera mesatare apo shkurtimisht edhe të dobëta.

Fundjava me të reshura shiu. Të shtunën më ftohtë, mundësi edhe për reshje bore në mëngjes. Të dielen kryesisht me…

Posted by Prishtina Weather on Friday, April 16, 2021

17.04 – Më ftohtë, vranët, orëve të mëngjesit me reshje të përziera shiu dhe bore. Ditën kryesisht me reshje shiu, që vende-vende vazhdojnë edhe në mbrëmje. Në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.

18.04 – Kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me reshje të dobëta orëve të paradites. Orëve të pasdites përreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta lokalre shiu.

19.04 – Kryesisht me vranësira. Që nga orët e hershme të mëngjesit kohëpaskohe me reshje shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë të intenzitetit mesatar. Në vise malore priten reshje bore.

20.04 – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima.

21.04 – Paradite me kthjellime. Ditën priten zhvillime të vranësirave, me mundësi edhe për reshje të dobëta lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C dhe 4C. Maksimalet zbresin deri në 6C, ditën e shtunë, e të dielën rriten edhe deri në 13C. Të mërkurën shënojnë rritje deri në 16C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-7m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e nga e mërkura me tendencë të rritjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme