Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Franco Federici.
Në këtë takim, u diskutua çështja e bashkëpunimit lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19 si dhe koordinimi i aktiviteteve për të adresuar sa më drejt në të gjitha aspektet këtë sfidë të shëndetit publik, transmeton arbresh.info
Vitia falënderoi forcat paqeruajtëse në Kosovë për misionin e tyre dhe përkrahjen dhënë përveç tjerash edhe sektorit të shëndetësisë.
Në këtë takim është biseduar për vaksinimin kundër COVID-19 dhe dërgimin e mesazheve sa më të qarta tek popullata për rëndësinë e këtij procesi dhe të zbatimit të masave të ndërmarra me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të virusit.
Po sot, Ministri Vitia ka pritur në takim për të biseduar rreth COVID-19 dhe bashkërendim të aktiviteteve znj. Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e KB-së në Kosovë, të shoqëruar nga përfaqësuesit e lartë të zyrave të agjencioneve të KB në Kosovë si OBSH e UNICEF./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...