Për këto dy javë sa zgjat vaksinimi në Qendrën Shëndetësore në Tetovë, janë vaksinuar 576 banorë nga gjashtë komuna në rajonin e Tetovës në kategorinë e qytetarëve mbi moshën 77 vjeç. Kryesisht ishin caktuar 80 termine në ditë, ndërsa mesatarisht rreth 60 deri në 70 persona e shfrytëzuan rastin për t’u vaksinuar.
“Që nga 2 prilli kur filloi vaksinimi në pikën e vaksinimit në Qendrën Shëndetësore në Tetovë deri më sot në orën 12, vaksinën e kanë marrë 576 persona në kategorinë mbi moshën 77 vjeç. Pas marrjes së vaksinave, nuk kishte asnjë problem tek personat”, informoi Drita Ziberi nga pika e vaksinimit.
Prej sot, janë caktuar takime për vaksinimin e personave që janë mbi moshën 75 vjeç e më të ri. Vaksinimi bëhet nga e hëna në të premte, sipas “Termini Im”.
“Prej sot kemi termine për ndërrimin e dytë, pra deri në ora 18:40. Nëse fillon vaksinimi masiv dhe do të funksionojë edhe gjatë fundjavës”, informon Borisllav Jorgakieski, drejtor i Qendrës Shëndetësore në Tetovë.
Në Qendrën Shëndetësore në Tetovë, janë dorëzuar vaksina nga kompania “AstraZeneka”./Telegrafi/
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...