Google ADS

Spasovski: Është e pashijshme lideri i opozitës të akuzojë

09:07 | 16 Prill 2021
V. S.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, ka komentuar edhe akuzat e opozitares OBRM-PDUKM.

Ai tha se është e papëlqyeshme që lideri i opozitës të akuzojë, pasi që sipas tij njerëzit e tyre janë pjesë e strukturave mafioze.

“Është e pashijshme lideri i opozitës të akuzojë, sepse njerëzit e tyre janë pjesë e strukturave mafioze. Unë e kuptoj si opozitë duhet të thonë diçka. Në fakt kjo nuk është asgjë e re”, tha Spasovski.

Në lidhje me propozimin e opozitës shqiptare për nënshtetësinë, Spasovski shpjegoi se si do të marrin shtetësi ato të cilët nuk kanë.

“Ne jemi përgjegjës për ligjin për shtetësinë, nga ai aspekt, së bashku me Kryeministrin, kemi biseduar me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën. Kemi pasur bisedime konstruktive dhe jemi duke bërë progres në krijimin e metodologjisë se si të gjejmë një zgjidhje. Është bërë një analizë e plotë e situatës. Në Ministrinë e Brendshme punon një grup në mënyrë që ata qytetarë që janë në vend të marrin shtetësinë”, tha Spasovski./TV21/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme