Turqia raporton mbi 61 mijë raste të reja me COVID-19

07:15 | 16 Prill 2021
Trina Galanxhi

Turqia raportoi 61.400 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 2.845 pacientë simptomatikë, dhe 297 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4,08 milionë, kurse numri i të vdekurve në 35.031, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithsej 54.894 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3,53 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 3.080, treguan shifrat e fundit.

Mbi 42,82 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 318.217 gjatë ditës së kaluar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme