Google ADS

“Kurti nuk është në tokë të bukës”, Armend Muja i kundërpërgjigjet Enver Hoxhajt

00:11 | 16 Prill 2021
Trina Galanxhi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja i është kundërpërgjigjur deklaratës së ushtruesit të detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i cili në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ‘Albin Kurti nuk është në tokë të bukës’.

Muja në emisonin ‘DPT TE FIDANI’ në T7 tha se Hoxhaj nuk duhet të brengoset për dështimin e Kurtit, pasi ai, sipas tij, do ta ketë një mandat të suksesshëm.

“Por unë mendoj që Hoxhaj dhet ta ketë parasysh se Kurti është në krye të Qeverisë që 22 ditë, e di qe pritejt janë të mëdha. Unë ju siguroj, edhe Enver Hoxhajn që ai nuk duhet të brengoset për dështimin e Kurtit ai do ta ketë një mandat të suksesshëm”, tha ai në T7.

Ushtruesi i detyrës së lideri të PDK-së në Pressing tha se kryeministri Kurti po dështon, dhe sipas tij, ky është dështim i thellë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme