Prokuroria ka hapur rast kundër shoferit të automjetit transportues, i cili në Rostushe shkaktoi aksident ndaj një veture tjetër, ku si pasojë humbën jetën dy persona.
Shoferi i cili është shtetas i Serbisë, ngarkohet me veprën penale – “Vepra të rënda kundër sigurisë në komunikacion për njerëzit dhe pronën”.
“I dyshuari më 13 prill ka ngasur automjet transportues me targa serbe në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër. Në afërsi të urës në Rostushe, nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, kështu që në rrugën e lagur ka humbur kontrollën ndaj kamionit dhe është rrokullisur. Pjesa e rrokullisur ka kaluar në korsinë e kundër dhe ka goditur veturën me targa të Shkupit e cila ka qenë duke qarkulluar në atë drejtim”, njoftojnë nga Prokuroria.
Njoftojnë, gjithashtu se në vendngjarje jetën e ka humbur shoferi i veturës, ndërkaq një bashkudhëtar i është dorëzuar plagëve në spital. Dy bashkudhëtarë të tjerë gjithashtu kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Prokuroria, për të dyshuarin ka kërkuar paraburgim./Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?