Gazetari Bahri Cani, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka “thumbuar” burrat shqiptarë, duke përmendur sukseset e shumë grave shqiptare që janë në zë, në Kosovë e më gjërë.
Duke pasur parasysh faktin se në shoqërinë tonë ka akoma paragjykime e dallime në mes të gjinive, thirrja e Canit dhe mesazhi që mbart ka shumë rëndësi.
Postimi i plotë:
“Sukseset e femrës shqiptare….
Nëna ime që më edukoi, motra e madhe që ishte ndër të parat që shkoi në shkollë nga rajonet e Drenicës, Nënë Tereza që na bën të ndjehemi krenar në secilin cep të globit ku jetojmë, Inva Mula më zërin e saj të mrekullueshëm, Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa, Era Istrefi, Majlida Kelmendi, Kosovare Asllani, Fatmire Bajramaj, dy presidente të Kosovës brenda pak kohësh, një grua që fiton më së shumti vota në zgjedhje, shumë ministre gjithandej, shumë yje të reja që shëndrisin në muzikë, shkencë, kulturë, sport, politikë .. mos ma merrni për të keq që nuk po i përmend të gjitha me emër, sepse ka shumë, jashtëzakonisht shumë gra shqiptare të suksesshme dhe nuk mund t’i përmend të gjitha. Por si burrë me origjinë shqiptare “jam pak xheloz” që gratë tona po na kalojnë në shumë gjëra. Hajde burra leni llafet e të punojmë pak më shumë, secili në profesionin e vet, të jemi sa më të suksesshëm, se kohët e fundit gratë po na kalojnë në shumë fusha. Hajde të jemi të suksesshëm të paktën sa gratë tona… Duhet të jemi krenarë me femrat tona, vërtet!”/arbresh.info/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...