Do të nisë këtë fundjavë vaksinimi për punonjësit e sistemit të hotelerisë.
Lajmi konfirmohet për Euronews Albania nga Instituti i Shëndetit Publik.
Sipas Kryetarit të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa në vend ka rreth 40 mijë punonjës vetëm në sistemin e hotelerisë.
Ndërkohë burime për Euronews Albania bëjnë me dije se vaksinimi do kryhet në qendrat e përqendruara të çdo qyteti nisur nga dita e dielë.
Në të gjithë vendin sektori i turizmit ka rreth 93 mijë punonjës.
Deri më tani vendi ynë ka siguruar mbi 2.5 milionë doza vaksinash kundër COVID.
Duke marrë parasysh se nevojiten dy injeksione për person, sasia e dozave të siguruara mund të mbulojë rreth 45% të popullsisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani në vend janë kryer 281,254 doza të vaksinës kundër Covid-19, duke mos-saktësuar sesa persona kanë marrë një dozë dhe sa të tjerë janë injektuar plotësisht./euronews/
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...