Google ADS

Franca regjistron 100,000 vdekje nga coronavirusi

12:52 | 15 Prill 2021
A. B.

Franca ka shënuar 100,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19.

Rreth 297 viktima u regjistruan të mërkurën në vend, duke e çuar totalin në 99,805, shkruan bbc transmeton portali arbresh.info

Gjatë javës së kaluar, mesatarisht 293 njerëz humbën jetën çdo ditë nga virusi.

Franca do të bëhet vendi i katërt në Evropë që ka arritur një numër të tmerrshëm pas Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Rusisë.

564,000 jetë të humbura nga pandemia. Pasohet nga Brazili, Meksika dhe India.

Kujtojmë se, Franca zyrtarisht regjistroi vdekjen e parë të Evropës nga COVID-19 më 14 shkurt 2020, kur një turist kinez 80-vjeçar vdiq në spital pas tre javësh në kujdes intensiv. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme