Google ADS

I vuri flakën autobusit pasi shefi nuk ia dha pagën

10:54 | 15 Prill 2021
A. B.

Policia e Kosovës ka njoftuar për një zjarrvënie në Fushë Kosovë.

Një person është arrestuar pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një autobusi. Motivi i rastit dyshohet të jetë mosdhënia e pagës.

Nuk raportohet për arrestuar, policia po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Zona Industriale, Fushë Kosovë 14.04.2021-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka vënë zjarrin automjetit-autobus, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Motivi i rastit, dyshohet se ka të bëjë për shkak të mos dhënies së pagës, pasi që i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme