Google ADS

Dy femra të arrestuara në Drenas, ushtruan dhunë familjare

10:44 | 15 Prill 2021
Arbresh.info

Rastet e dhunës familjare nuk ndalen.

Kësaj radhe, si shkak i këtij fenomeni kanë mbetur të lënduar 4 persona, sipas raportit të policisë.

Raporti:

“Drenas 14.04.2021-20:25. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që dyshohet se të njëjtat, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare kanë ushtruar dhunë brenda familjes. Si pasojë, lëndime kanë pësuar katër persona. Të gjithë të lënduarit, kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pastaj janë liruar. Palët janë intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së, dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, (dy) të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme