Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, Nicola Orlando dhe atasheun Enrico Gurnari.
Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin italian lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në forcimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë.
Ai gjithashtu theksoi se vlerëson lartë përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar Italia për institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për MPB-në dhe Policinë e
Kosovës, në luftimin e krimit dhe ofrimin e trajnimit dhe ekspertizës nga pala italiane.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit të mirë edhe në fushat e tjera me interes të dyanshëm./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...