Google ADS

Blero i reagon Shefqet Krasniqit: S’mund të besoj që ka njerëz që mendojnë se vendi i gruas është vetëm në kuzhinë

09:50 | 15 Prill 2021
A. B.

Deklarata nga hoxhë Shefqet Krasniqi, ka shkaktuar shumë polemika te të gjithë, ku ka thënë “se gruaja e ka vendin në kuzhinë e burrat në odë”, u cilësua si gjuhë seksiste.

Një reagim publik e ka bërë së fundmi edhe këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, shkruan portali arbresh.info

Këngëtari ka shkruar në InstaStory se nuk mundet ende ta besojë që dikush është shprehur me gjuhë të tillë fyese ndaj grave.

“S’po mundem të besoj që ka njerëz që mendojnë se vendi i gruas është vetëm në kuzhinë. Vendi i gruas është në: oda, kuzhinë, familje, edukatë, kujdes, kulturë, pasuri, dashuri, mbijetesë, përgjegjësi dhe në plot kuptimin e fjalës është vet arsyeja që ne gëzojmë jetë”, ka shkruar ai.

Blero është i njohur për baladat e tij, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku.

Ai pritet të realizojë edhe shumë projekte të reja muzikore në vazhdimësinë e vitit 2021. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme