Qeveria zvicerane ka njoftuar për lehtësimin e mëtejshëm të kufizimeve kundër koronavirusit, duke lejuar retsurantet të rihapin terracat në natyre nga java e ardhshme.
Gjithashtu do të lejohen edhe ngjarjet sportive të zhvillohen me audiencë, transmeton portal arbresh.info
Qeveria tha se kinematë, teatrot dhe vendet ku do të mbahen koncertet do të lejohen gjithashtu të presin vizitorët e tyre, të cilët duhet të mbajnë maska dhe duhet të respektojnë distancën sociale.
Universitetet dhe qendrat e arsimit për të rritur do të lejohen të rinisin mësimet personalisht me kapacitet të reduktuar, shtoi ai.
Sipas autoriteteve situata me infeksionet mbetet e brishtë, megjithatë një hapje e ngadalshme është e pranueshme.
Zvicra është duke vepruar ndryshe nga Gjermania, ku kancelarja Angela Merkel është duke kërkuar nga parlamenti që të zbatohet bllokimet në zonat e me norma të larta të infeksionit.
Të mërkurën numri i rasteve në Zvicër u rrit me 2,601, duke çuar infeksionet totale në 627,968. Numri i të vdekurve në Zvicër dhe Lihtenshtajnin fqinj u rrit me 14 në 9,844.
Muajin e kaluar Zvicra shtyu planet e saj për të zbutur kufizimet, duke përmendur numrin në rritje të rasteve me Covid-19 dhe progresin e pamjaftueshëm me vaksinat./arbresh.info/
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...