Në Kuvendin e Kosovës, ka shumë deputetë që agjerojnë muajin e Ramazanit.
Eman Rrahmani, njihet edhe si besimtar në jetën e përditshme. Emani është në mesin e deputeteve nga partia fituese e 14 shkurtit, që agjëron në muajin e Ramazanit.
E përveç tij, nga Vetëvendosje, ka edhe deputetë të tjerë që agjërojnë. Fitim Uka, Labinotë Demi – Murtezi, Mefail Bajçinovci, Fitim Haziri e shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari, janë në mesin e deputetëve që agjerojnë në muajin e Ramazanit.
Ndërsa, përvec tyre, sipas Rrahmanit, ka edhe deputetë të tjerë që agjërojnë nga VV. E a agjërojnë apo jo, gjatë gjithë të premtës, nuk e kanë konfirmuar apo mohuar, ministrat në qeverinë “Kurti 2”.
I vetmi që është përgjigjur, është ministri për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, i cili tha se agjëron muajin e Ramazanit.
Ndërkohë deputetë me Ramazan, ka edhe në subjektet e tjera.Behxhet Pacolli, Mërgim Lushtaku, Uran Ismaili e Ganimete Musliu, janë në mesin e deputetëve që agjërojnë në këtë muaj.
Ndërsa në mesin e deputetëve që agjerojnë, është edhe deputetja boshnjake, Dude Balje. Ndërsa, një përgjigje të tillë, nuk e kanë dhënë nga AAK-ja dhe LDK-ja.
E nësë e mbajnë Ramazanin, T7 ka pyetur edhe për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani, shkruan Indeksonline.
Por nga kabinetet e tyre, kanë thënë që kjo është një informatë personale që u takon vet të përmendurve ta bëjnë publike apo jo. Ajo që dihet është se as Kurti as Osmani nuk agjerojnë.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...