Rreth 250 milionë maska mjekësore që Italia importoi nga Kina vitin e kaluar, në mes të valës së pandemisë, nuk janë të filtrueshme mjaftueshëm dhe virusi depërton në to.
Mediat italiane kanë raportuar vendimin e autoriteteve pasi maskat janë shpërndarë në institucionet shëndetësore dhe shtëpitë e të moshuarve, transmeton portali arbresh.info
Ministria e Shëndetësisë dërgoi një paralajmërim emergjence me shenjat e sakta për 12 lloje të maskave mjekësore nga seritë Ffp2 dhe Ffp3, me një urdhër për të tërhequr maskat nga përdorimi, sepse ato kanë dhjetë herë më pak fuqi të filtrimit sesa është deklaruar në fillim.
Me fjalë të tjera, thuhet në letër, ato janë të rrezikshme për t’u përdorur sepse njerëzit që i mbajnë ato nuk janë të mbrojtur nga virusi.
Paralajmërimi erdhi nga një institucion shëndetësor nga Gorizia, pasi u bënë disa teste dhe u gjet që maskat nuk mbrojnë mjaftueshëm.
Po shqyrtohet edhe përgjegjësia e ish-shefit të mbrojtjes civile, Domenik Arkuri, i cili miratoi blerjen e maskave mjekësore dhe blerja u pagua një miliard e 250 milion euro.
Natën e kaluar, kur u importuan maska mjekësore, Komiteti Shkencor dhe Teknik i qeverisë, i cili monitoroi dhe analizoi situatën epidemiologjike, miratoi përdorimin e tyre./arbresh.info/
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...
Aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm vepr...