AVONET ka disa pyetje për ish-kreun e Supremes për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt

22:01 | 14 Prill 2021
Arditë Shkodra

Rrjeti i OJQ-ve, AVONET ka shprehur shqetësim rreth deklaratës së ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani në lidhje me rastin e vrasjes së Agonis Tetaj në Deçan.

“Nëse e shikoni me vëmendje, ju e shikoni se ai (Shaban Gogaj) nuk ka pas target fare, domethënë shtënia e tij nuk ka qenë target, target dukeshin se ishin të tre, që ka mund secilin nga këta tre të goditet, se ky ka gjuajtë në drejtimin e tyre, ngase këto armë me gas nuk prodhojnë pasoja”, pati thënë Hasani në një intervistë në DTV, transmeton arbresh.info

Prandaj edhe rrjeti i OJQ-ve, AVONET ka disa pyetje, për të cilat kërkon përgjigje publike nga Hasani se ku është bazuar kur e ka bërë këtë konstatim.

Pyetjet publike për z. Hasani janë këto:

  1. A keni parë dhe a i keni shqyrtuar shkresat e lëndës, për të cilën ju jeni deklaruar?
  2. Kur keni deklaruar kështu, a jeni bazuar vetëm në raportimet mediale dhe videot e publikuara të vrasjes apo dini më shumë se kaq?
  3. Këtë deklaratë që keni dhënë, cila është arsyeja Juaj?
  4. A jeni në njohuri se me Ligjin e Prokurorisë së Shtetit, Kryeprokurori i Shtetit ka të drejt t’ia heqë/merr lëndën e cilitdo prokuror që ka dyshime – mos profesionalizëm apo presion publik?
  5. A konsiderohet që Ju z. Hasani keni ndërhyrë në procesin gjyqësore në rastin e Agonis Tetajt, pasi që procesi gjyqësore nuk ka përfunduar ende?

AVONET kërkon që sa më parë, ju z.Hasani të sqaroheni me publikun lidhur me deklaratat dhe konstatimet tuaj për rastin e Agonis Tetajt!

Të ngjashme