Google ADS

Kjo është zëdhënësja e Qeverisë që u emërua sot nga Kurti

19:18 | 14 Prill 2021
L G

Qeveria e Republikës së Kosovës nga sot do të ketë dy zëdhënës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Rozafa Kelmendin, zëdhënëse të Qeverisë, shkruan arbresh.info.

“Rozafa Kelmendi ka përvojë nëntë vjeçare si gazetare me mediat vendore e ndërkombëtare. Nga viti 2011 ka punuar në projekte të Fondit Global, UNDP-së dhe UN Women. Vitin e kaluar ka punuar si Analiste e Politikave të Drejtësisë Tranzicionale në UN Women, Nju Jork, ku mes tjerash ka koordinuar punën globale për drejtësi tranzicionale të kësaj agjencie”, njofton zyra për informim e Qeverisë së Kosovës.

Është autore e disa publikimeve për personat e pagjetur dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ka studiuar për Menaxhment dhe Informatikë si dhe Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës./arbresh.info/

Të ngjashme