Konjufca në Mitrovicë: Sakrifica e pareshtur është themeli mbi të cilin është ndërtuar Kosova

18:15 | 14 Prill 2021
L G

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Bair të Mitrovicës, në nderim të të rënëve për liri.

Me këtë rast, kryeparlamentari Konjufca takoi disa nga familjarët e të rënëve, duke shprehur respekt për sakrificën e tyre dhe duke çmuar lart kontributin e dhënë për liri.

Gjatë bashkëbisedimit me familjarët ai theksoi se është obligim i institucioneve të shtetit që t’i dokumentojnë dhe zbardhin të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ndër të tjera, i pari i Kuvendit potencoi se për Serbinë duhet të themelohet një gjykatë për të gjitha krimet e bëra gjatë luftës, sepse, siç tha ai, martirët nuk mund të prehen në paqe, në qoftë se ata të cilët i kanë kryer këto krime lëvizin të lirë. /arbresh.info/

Të ngjashme