Rukiqi: Kosova duhet të iniciojë tri marrëveshje ekonomike me Izraelin

16:45 | 14 Prill 2021
Arditë Shkodra

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se institucionet e vendit duhet të iniciojnë tri marrëveshje në aspektin ekonomik me Izraelin në mënyrë për të shfrytëzuar momentumin e njohjes.

Rukiqi ka thënë se duhet të iniciohet Marrëveshja për Tregti të Lirë, për Mbrojtjen e Investimeve dhe për shmangien e tatimit të dyfishtë, transmeton arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

Per te shfrytezuar momentumin e njohjes nga Izraeli, ne aspektin ekonomik, institucionet e vendit shume shpejt duhet te…

Posted by Berat Rukiqi on Wednesday, April 14, 2021

 

Per te shfrytezuar momentumin e njohjes nga Izraeli, ne aspektin ekonomik, institucionet e vendit shume shpejt duhet te inicojne 3 marreveshje me Izraelin:
1. Marreveshjen per Tregti te Lire
2. Marreveshjen per Mbrojtje te Investimeve
3. Marreveshjen per shmangjen e tatimimit te dyfishte
Keto marreveshje jane themeli i bashkepunimit ekonomik me secilin vend.
????

 

Të ngjashme