Policia e Kosovës ka arrestuar 25 persona nën dyshimin për përfshirje në vepra të ndryshme kriminale.
“Policia e Kosovës (PK), në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e asistuar edhe nga njësitë e tjera policore, pas hetimeve disa mujore të realizuara fillimisht në vitin 2020, të cilat kanë vazhduar deri më 14 prill të vitit 2021, ka arrestuar njëzet e pesë (25) persona të dyshuar”, njofton policia, raporton arbresh.info.
Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprimtari kriminale të krimit të organizuar, përfshirë në vepra penale: “ Importi, Eksporti, Furnizimi, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi Ndërmjetësimi ose Shitja e Paautorizuar e Armëve apo Materialeve Plasëse”.
“Operacionet policore janë realizuar me urdhëresë të organeve të drejtësisë, e që kanë përfshirë disa lokacione, konkretisht Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn dhe Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit të disa shtëpive dhe objekteve përcjellëse në të dy operacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar: Tetë (8) armë të gjata të llojeve të ndryshme, Trembëdhjetë (13) armë të vogla revole, Dy (2) karikatorë, (1.493) municion të kalibrave të ndryshëm, Pjesë të ndryshme të armëve, Pajisje për pastrimin e armëve, dy leje për armë, dy ) vetura, një palë dylbi, njëzet e një telefona celularë, 2000 euro dhe një fletore me shënime”, njofton policia.
Nga 25 personat e arrestuar në të dy operacionet policore, vlen të potencohet se dymbëdhjetë (12) prej tyre janë arrestuar në vitin 2020, të cilët me vendim të prokurorëve kompetentë janë dërguar në mbajtje, përderisa në operacionin policor të realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar trembëdhjetë (13) persona, prej tyre shtatë (7) persona me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, përderisa gjashtë (6) persona janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parandalimit të veprimtarive kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë personat e dyshuar që bien në kundërshtim me ligjin./arbresh.info/
Ismajli mbrojtësi më i vlerësuar në Serie A
Media britanike “The Guardian”: Aventurë emocionuese skijimi...
Amerikanët zgjedhin mes dy vizioneve qartësisht të ndryshme
“E kemi çmuar aq shumë interesimin e popullit të Kosovës për...
Kurti: Ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mes...
Lavrov: Rusia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundsh...