Danimarka ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

16:04 | 14 Prill 2021
Arbresh.info

Danimarka të mërkurën u bë vendi i parë që ndaloi së përdoruri vaksinën AstraZeneca, pas lajmeve për lidhjen e saj të mundshme me raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut, thanë autoritetet shëndetësore.

Vendimi do të shtyjë përfundimin e planifikuar të skemës së vaksinimit të Danimarkës në fillim të gushtit, thanë ata.

Rezultatet e hetimeve në mpiksjen e gjakut “treguan efekte anësore reale dhe serioze”, tha kreu i agjencisë shëndetësore Soren Brostrom, në një deklaratë.

“Bazuar në një konsiderim të përgjithshwm, ne kemi zgjedhur të vazhdojmw programin e vaksinimit për të gjitha grupet e synuara pa këtë vaksinë.”

Mbikëqyrësi i ilaçeve i Bashkimit Evropian tha javën e kaluar se kishte gjetur një lidhje të mundshme midis vaksinës AstraZeneca dhe trombozës së sinusit venoz cerebral ,një mpiksje gjaku në tru, por tha se rreziku i vdekjes nga COVID-19 ishte “shumë më i madh” sesa rreziku të vdekshmërisë nga efektet anësore të rralla, raporton “Reuters”.

Që nga 4 Prilli, Agjencia Evropiane e Barnave kishte marrë raporte të 169 rasteve të mpiksjes pasi ishin administruar 34 milion doza Astrazeneca në Zonën Ekonomike Evropiane.

Rregullatori i BE, megjithatë, ua la shteteve të bëjnë vlerësimet e tyre të rrezikut dhe të vendosin se si të administrojnë vaksinën.

Shumë vende në Evropë dhe gjetkë kanë rifilluar administrimin e dozws, me disa që e kufizojnë përdorimin e saj në grupe të caktuara moshe, kryesisht ato të moshës mbi 50 ose mbi 60 vjeç.

Pothuajse një milion banorw, nga 5.8 milion gjithsej, kanë marrë dozat e tyre të para, 77% duke marrë vaksinën Pfizer-BioNTech, 7.8% Moderna dhe 15.3% AstraZeneca.

Danimarka është në procesin e lehtësimit të kufizimeve pasi niveli i saj i përditshëm i infeksionit COVID-19 u ngadalësua në 500-600 nga disa mijëra në dhjetor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme