Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, është tejet e angazhuar me punë në fushën e modelingut.
Ditë më parë ajo pushtoi ‘pistat’ e modës, duke marrë vëmendjen e gjithë audiencës, shkruan portali arbresh.info
Edhe aktivitetin në rrjete sociale nuk e ndalë asnjëherë, duke publikuar fotografi nga më të ndryshmet.
Përmes fotografive të fundit të shkrepura në Romë, Oriola vuri në fokus gjoksin në korsetin që e kishte veshur, të cilin e kombinoi me një palë pantallona të bardhë.
Modelja dukej në formën më të mirë teksa po merrte poza, teksa pozoi edhe me modelen e njohur amerikane, Natalia Braulich.
“Çdo ditë e re është një bekim. Unë kalova një fundjavë të mrekullueshme në Romë, duke filmuar për kampanjën magjike @guess @marciano. Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar që takova njerëz kaq të mahnitshëm, miq që u kthyen në familje, ëndrra që u kthyen në realitet. Faleminderit @paulmarciano për besimin në mua, Faleminderit @nimabenati, dhe faleminderit për të gjithë ekipin që na dha mbështetje dhe ngrohtësi. Ps: Fotografitë e bëra nga @natalia”, shkruan ajo.
Padyshim që Oriola theksoi tiparet e mrekullueshme trupore, për të cilat komentohet tej mase.
Sa i përket jetës private, modelja është në një lidhje me futbollistin e njohur, Eros Grezda. /arbresh.info/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...